Presidenti Hashim Thaçi, është takuar me senatorët amerikanë, Ron Johnson dhe Chris Murphy.
Sipas Thaçit, mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është unike, si nga republikanët, po ashtu edhe nga demokratët.
“Partneriteti ynë me SHBA-në ka qenë dhe mbetet vendimtar në çdo proces për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.
“Partneriteti ynë me SHBA-në ka qenë dhe mbetet vendimtar në çdo proces për Kosovën. Kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili do të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin tonë në NATO, BE dhe OKB”, ka thënë Thaçi.
Artikuj të ngjashëm
-
Thaçi: Roli i presidentit Trump, vendimtar për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë
-
Thaçi takon Trumpin, e falënderon për mbështetjen e përhershme ndaj Kosovës
-
Dy senatorët amerikanë sot në Kosovë për dialogun me Serbinë
-
Presidenca thotë se Thaçi mori mbështetjen e Senatit dhe Kongresit amerikan për dialogun dhe FSK-në
-
Senatori Johnson e sheh të domosdoshme arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi