Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se në takim me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun ndërmjet Republikës Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell ka biseduar situatën politike dhe ekonomike në vend e rajon, si dhe për rinisjen e pakushtëzuar të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Roli amerikan është i pazëvendësueshëm në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe ne do të vazhdojmë të jemi partner besnik i SHBA-së në jetësimin e interesave strategjike në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, lidershipi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të jetë vendimtar për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë”, ka shkruar Thaçi.
Në këtë postim, i pari i vendit ka falënderuar ambasadorin Grenell për angazhimin e shtuar për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.
-
Grenell, dora e zgjatur e Trumpit në dialogun Kosovë - Serbi
-
Thaçi: Ajo që ndodhi të premten, ndërmarrja më serioze diplomatike e SHBA-së në dy dekadat e fundit
-
Thaçi: Delegacioni i Kosovës në Washington të bëjë hapa të guximshëm drejt paqes me Serbinë
-
Thaçi: E mirëpres ftesën e SHBA-së për rifillimin e dialogut
-
Thaçi: Ka interes të madh nga njerëz të caktuar të prishin procesin e arritjes së marrëveshjes me Serbinë