Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: E mirëpres ftesën e SHBA-së për rifillimin e dialogut

Foto: Alban Bujari / KOHA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas postimit të të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, se palët do të ftohen më 27 qershor në Washington.

Ai duke shpërndarë postimin e Grenellit në Twitter, ka thënë se e mirëpret ftesën për të rifilluar dialogun.

Sipas tij, udhëheqja dhe mbështetja amerikane ka qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen e Kosovës.

“Udhëheqja dhe mbështetja amerikane kanë qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen e prosperuar të Kosovës. Prandaj, unë mirëpres ftesën për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump dhe emisarit Richard Grenell”, ka thënë ai.

Derisa përmes një postimi në Facebook, Thaçi, ka shkruar se Kosova është e gatshme për të arritur marrëveshje historike paqësore me Serbinë, njohje reciproke dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike.

Edhe Grenelli u gëzohet zgjedhjeve të reja: Zoti po na përgatit për rikthimin e Thaçit Arbëri 4 muaj më parë Grenelli u gëzohet zgjedhjeve të reja: Zoti po na përgatit për rikthimin e Thaçit

“Tani i takon institucioneve të Republikës së Kosovës që të tregojnë mençuri dhe maturi në ndërtimin e unitetit dhe koordinimit me partnerët tanë strategjikë dhe të përkushtohemi që ta përmbyllim me sukses këtë proces”, ka shkruar ai.