Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka takuar mbrëmë, në Nju Jork, Ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, Vivian Balakrishnan, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.
Thaçi shprehu mirënjohjen ndaj Singaporit për miqësinë dhe partneritetin e treguar ndaj Kosovës, për vendimin e qeverisë së këtij shteti për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën, si një fillim i një bashkëpunimi të suksesshëm.
“E përgëzova ministrin Balakrishnan për zgjedhjen e Presidentes së re të Singaporit, Halimah Yacob. Singapori është një model se si multi-kulturalizmi është një forcë e një shoqërie”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Singaporit, duke shtuar se Kosova është e interesuar të zgjerojë bashkëpunimin dypalësh me Singaporin, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe tregtisë.
Presidenti Thaçi e falënderoi ministrin Balakrishnan për gatishmërinë për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
-
Osmani i propozon presidentit të Singaporit liberalizim të plotë të vizave
-
Haxhiu takohet me kryeministrin çek, i kërkon mbështetje tutje për Kosovën
-
Kurti kërkon statusin e kandidatit në takim me Costan: Kosova e rreshtuar me politikën e jashtme të BE-së
-
Haxhiu ministrit të Jashtëm të Shqipërisë: Ju keni qenë zëri ynë kur Kosova nuk kishte zë
-
Kosova synon thellim partneriteti në siguri e mbrojtje me SHBA-në