Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Singapor, ka takuar presidenten e këtij vendi, Halimah Yacob.
Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ia ka shprehur interesin për intensifikimin e marrëdhënieve me këtë shtet të Azisë Juglindore.
“Pavarësisht distancës së largët gjeografike, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e interesuar për intensifikimin e marrëdhënieve me këtë shtet të Azisë Juglindore, sidomos duke e ditur potencialit e bashkëpunimit tregtar”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.
Sipas njoftimit, Osmani ka shfaqur gatishmërinë për bashkëpunim të fokusuar në fushat ku Singapori ka shënuar përparim, si teknologjia dhe fusha e mbrojtjes.
“Ky bashkëpunim sipas Presidentes Osmani duhet të shtrihet edhe në fusha të tjera, si ajo e arsimit, energjisë, e shumë fusha të tjera”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se Osmani ka prezantuar potencialin e Kosovës, si mundësi për investime nga Singapori për shkak të popullsisë së re e tregut të punës me kosto efektive.
-
Osmani i propozon presidentit të Singaporit liberalizim të plotë të vizave
-
Osmani takon Erdoganin: Kosova, e përkushtuar ta forcojë bashkëpunimin me Turqinë
-
Osmani pritet në takim nga presidenti i Singaporit
-
Osmani ka udhëtuar për vizitë në Tajlandë dhe Singapor
-
Osmani: Presim nga Japonia të na ndihmojë me njohje