Ekipi shtetëror për dialogun vazhdon të mbetet peng i presidentit Hashim Thaçi.
Pavarësisht premtimeve, ky ekip nuk ka arritur të marrë ende asnjë dokument rreth procesit të deritashëm të dialogut, pos një liste që i pari i shtetit ua ka dhënë atyre, me temat të cilat i ka diskutuar me Serbinë ndër vite.
Sot, presidenti Thaçi pritet të takohet me këtë Ekip.
Zyra e Presidentit, në një përgjigje për KTV-në, ditë më parë ka thënë se të hënën do t’ua japë edhe në formë të shkruar informacionet e përgjithshme për periudhën e deritashme të bisedimeve.
Por, thonë se deri tash nuk ekziston asnjë dokument i shkruar zyrtar apo draft-marrëveshje e përgatitur nga BE-ja, meqë është ende veç fazë fillestare e negociatave për të arritur një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse.
-
Thaçi e takon Ekipin për dialog tek pasi t’i kryen pushimet dimërore
-
Thaçi e takon Ekipin për dialog tek pasi t’i kryen pushimet dimërore
-
Thaçi: S’ka draft-marrëveshje të shkruar, të hënën takohem me Ekipin Negociator
-
Opozita e Thaçi bojkotojnë mbledhjen e Ekipit Shtetëror
-
Presidenca s’respekton afatin që Ekipi Shtetëror ia dha për dorëzimin e dokumentacionit rreth dialogut