Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Podgoricë, ku do të marrë pjesë në samitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5), i cili kësaj radhe bashkë-organizohet nga Maqedonia dhe Malit i Zi, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.
Në mesin e shumë liderëve të rajonit, pjesëmarrës kryesor në këtë takim do jetë zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Michael Pence.
Në kuadër të këtij samiti, i pari i vendit do të zhvillojë gjithashtu takime bilaterale me liderët e rajonit të cilët janë pjesëmarrës në këtë samit. Ndërsa takimin kryesor bilateral, Presidenti i Kosovës do ta zhvilloj me zëvendëspresidentin e SHBA-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Thaçi në Samitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5)
-
Thaçi sot në Podgoricë, me Gjukanoviqin diskuton zhvillimet në rajon
-
Zëvendëspresidenti Pence mbledh liderët e Ballkanit në Podgoricë
-
Thaçi takohet me kryeministrin e Malit të Zi, pajtim për forcimin e bashkëpunimit
-
Thaçi pjesëmarrës në Samitin e SEECP-së dhe në Forumin e Dubrovnikut