Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Panamasë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re jorezidente e Panamasë për Kosovën Paulina Franceschi Navarro.

Presidenti Thaçi ka uruar atë për detyrën e re, duke i ofruar përkrahje të plotë në ushtrimin e postit të saj.

“U jemi mirënjohës dhe falënderues për njohjen që Panamaja i ka bërë Kosovës, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme që keni dhënë në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë”, ka thënë Thaçi.

Nga ana tjetër, ambasadorja jo rezidente e Panamasë për Kosovën, Paulina Franceschi Navarro, duke e falënderuar Thaçin, i shprehu urimet më të mira për 10 vjetorin e pavarësisë.

Kreu i shtetit në fund ka thënë se Panamaja është partner strategjik në Amerikën Latine, duke theksuar nevojën për rritjen e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve.