Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Po punojmë për të gjetur zgjidhje për demarkacionin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se bashkë me kreun e Kuvendit, Kadri Veseli, e me kreun e Qeverisë, Ramush Haradinaj, po punojnë që të gjejnë zgjidhje për të përmbyllur çështjen e demarkacionit.

Ai, në një takim që ka mbajtur me gazetarë, ka thënë se do të marrin edhe sugjerimet e opozitës, në mënyrë që, siç ka thënë, të ketë lëvizje përpara në këtë çështje.

Haradinaj - që ishte në opozitë kur Thaçi si ministër i Punëve të Jashtme nënshkroi marrëveshjen e demarackionit me Malin e Zi, bashkë me Skënder Hysenin e LDK-së që atëkohë ishte ministër i Punëve të Brendshme – mbetet kategorik kundër mënyrës se si Kosova shënjoi kufirin me fqinjin e saj perëndimor. Haradinaj beson se kufiri u bë gabim.