Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj nuk ka ndryshuar qëndrimin për demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, rikonfirmon se nuk ka ndryshuar qëndrimin kundër marrëveshjes aktuale të demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Haradinaj e ka bërë të qartë se janë të ndarë në Kuvendin e Kosovës rreth versionit aktual të demarkacionit, duke shpërfaqur dallimet brenda koalicionit qeverisës.

“Tani gjendja nuk ka ndryshuar, diçka të re nuk ka, për shkak se jemi të ndarë në Kuvend. Versioni i tashëm nuk e ka shumicën, megjithatë kjo nuk e pengon kryesinë të procedoj më tutje. Derisa nuk është në seancë plenare duhet të punojmë për një zgjidhje, mirëpo për një zgjidhje që e ruan substancën, të drejtën e Kosovës”, tha Haradinaj, transmeton ksp.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, kryesia e Kuvendit të hënën e ka futur në rend dite për diskutim dhe pritet që ta dërgoj në seancë plenare për shqyrtim dhe miratim.

Lexo edhe: Vetëvendosje dhe LDK nuk lëkunden në qëndrimet e tyre për demarkacionin

Dhe, Kuvendi gati për t’i dhënë një epilog demarkacionit