Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, edhe përmes profilit të tij në Facebook ka bërë publik vendimin që ka marrë, siç ka thënë pas konsultave me përfaqësues të partive politike si dhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mbështetur në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, që data e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të jetë 11 qershor 2017.
“Kërkoj nga institucionet e Kosovës që, si gjithmonë, të jenë në krye të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve. Nga partitë politike kërkojmë që edhe këtë herë të tregojnë kulturë të lartë politike para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke dëshmuar edhe njëherë se Kosova mbetet shembull në rajon për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike”, ka thënë Thaçi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një proces i ndershëm, demokratik dhe i pranuar nga të gjithë duhet të jetë pikësynimi jonë i përbashkët”, ka shtuar ai.