Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përfaqësuesit e partive politik sot te Thaçi për datën e zgjedhjeve të parakohshme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shpërndarjes së legjislaturës së pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot do të mbajë takim konsultativ me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, transmeton Koha.net.

Takimi fillon në ora 08:45 në kabinetin e tij.

Dje Kuvendi i Kosovës votoi mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa.

Për rrëzimin e Qeverisë votuan 78 deputetë, 34 ishin kundër, ndërsa tre prej tyre abstenuan.

Thaçi, dje, përmes një dekreti e ka shpërndarë Kuvendin.