Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i është përgjigjur letrës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Për herë të katërt me radhë, Thaçi ia ka kërkuar Kurtit emrin e mandatarit për kryeministër.
Thaçi i thotë Kurtit se në letrat e kthyera, “ju nuk e keni propozuar kandidatin/en për kryeministër”.
“Më lejoni t’ua theksoj se mosrefuzimi nga ana juaj nënkupton që ta dërgoni emrin e kandidatit/es për kryeministër. Por, ju nuk e keni bërë ende këtë, përkundër faktit që ua kam dërguar tri kërkesa për këtë qëllim”, i thotë Thaçi Kurtit në letrën e siguruar nga KOHA.
LEXO EDHE: Kurti i shkruan letër Thaçit: Zgjedhje pas pandemisë, mos përdorni standard të dyfishtë
Prandaj, i shkruan Thaçi, edhe një herë, “në përputhje me nenin 95 të Kushtetutës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, kërkoj ta dërgoni emrin e kanditatit/es për kryeministër pa humbur kohë”.
Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë sinjale se mund ta tejkalojë Vetëvendosjen për çështjen e mandatarit për kryeministër.

-
Thaçi ia kërkon sërish Kurtit mandatarin, VV-ja nuk do t’ia dërgojë
-
Thaçi i prerë me Kurtin, për herë të tretë ia kërkon emrin e mandatarit
-
Thaçi ia kërkon edhe njëherë Kurtit mandatarin për Qeverinë e re
-
Thaçi i shkruan letër Kurtit, ia kërkon emrin e mandatarit të qeverisë
-
Thaçi kërkon t’i dërgohet emri i kandidatit për kryeministër, LDK-ja kërkon edhe pak kohë