Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka telefonuar Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, për, siç ka thënë ai, t’u ankuar kundër qasjes destruktive të Serbisë e cila po e kushtëzon dialogun me heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.
Thaçi, në një postim në Facebook, ka thënë se Dialogu gjithmonë ka qenë i pakushtëzuar nga cilado palë dhe se ky ka qenë dhe duhet të mbetet ende parimi udhëheqës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Prandaj, është krejtësisht e papranueshme që Serbia e ka kushtëzuar vazhdimin e tij, duke përdorur si pretekst vendosjen e taksës ndaj produkteve të saj. Pikërisht për t’u ankuar kundër kësaj qasjeje destruktive të Serbisë, sot bisedova përmes telefonit me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini. Me këtë rast shpreha shqetësimin tonë për kushtëzimet e paarsyeshme të Serbisë, të cilat pamundësojnë vazhdimin e dialogut. Por, përkundër mirëkuptimit nga ana e saj, mesazhi ishte i qartë: ‘Dialogu duhet të vazhdojë dhe të dyja palët duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme që pengojnë vazhdimin e tij’”, thotë Thaçi, raporton Koha.net.
Por, presidenti i vendit thotë se pavarësisht se mund të duket e padrejtë, “ne duhet të tregohemi sërish pragmatikë dhe t’i respektojmë këshillat e BE-së dhe të SHBA-së”.
“Qëndrimi i BE-së dhe SHBA-së është i qartë dhe nuk lë vend për interpretime të lira. Duhet ta heqim menjëherë pretekstin që po e shfrytëzon Serbia për bllokimin e dialogut. Ky veprim demonstron përkushtimin tonë për marrëveshje paqësore dhe për më tepër, ruan dhe forcon aleancën tonë me BE-në, NATO-n dhe në mënyrë të veçantë me SHBA-në”, theksoi Thaçi në postimin e tij në Facebook.