Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vazhduar takimet me qytetarët e vendit. Ai sot ka qëndruar në Prizren, ku është parë duke pirë çaj me disa qytetarë.
“Çajin e pasdites në lagjen “Kurillë” të Prizrenit. Krenar me Prizrenin!”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.
Megjithatë, ajo që bie sy në këtë takim është se kreu i vendit nuk mban maskë mbrojtëse kundër koronavirusit. Ndërkohë ai është i shoqëruar nga disa qytetarë të moshuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Presidenti më në fund e vë maskën
-
Kronika Zgjedhore/ Kurti e Vetëvendosje shkelin masat në fushatën në Prizren
-
Në mesin e pandemisë, presidenti Thaçi shihet duke dalë nga një restorant
-
Thaçi e Kurti nuk shtrëngojnë duart, por flasin dy orë - thonë se takimi ishte i dobishëm
-
Presidenti kërkon që të mos ketë panik, pas rasteve të konfirmuara në Kosovë me koronavirus