Presidenti Hashim Thaçi ka marrë pjesë në tubimin kushtuar Ditës së Martirëve në fshatin Korishë.
Ai në fjalën e tij para të pranishmëve, e ka vlerësuar iniciativën e Kuvendit për krijimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë, raporton KTV.
Thaçi ka shtuar se nuk duan pajtim me Serbinë pa u zbardh fati i të pagjeturve, derisa ka thënë se e gjithë bota duhet të marr vesh për krimet serbe në Kosovë.
“Më vjen mirë që Kuvendi i Kosovës ka filluar të lëvizë me krijimin e rezolutës që dënon gjenocidin e bërë në Kosovë nga forcat serbe si dhe të kërkojnë drejtësi për krimet e bëra. Nuk dëshirojmë pajtim me Serbin pa u zbardhur fati i të pagjeturve, dhe pa u vu drejtësia në pah. E gjithë bota do e marr vesh se çka ka bërë Serbia”, ka përfunduar ai.
-
Thaçi i vendosur: Nuk do të lejojmë që gjenocidi serb të kalojë i pandëshkuar
-
Thaçi në Ditën Botërore të Refugjatëve kujton spastrimin etnik të shqiptarëve
-
Thaçi: Heshtja ndërkombëtare ka krijuar amnisti ndaj gjenocidit serb në Kosovë
-
Thaçi: Askush s’do t'i amnistojë krimet e Serbisë
-
Thaçi: Heshtja e ndërkombëtarëve për krimet serbe nënkuptohet si amnisti