Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi në konferencë, a e harroi mos formimin e AKS-së

Në konferencën për shtyp, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur rreth takimit që ka pasur me diplomatë nga Franca dhe Gjermania.

Për dallim nga kumtesa presidenciale sipas të cilës Thaçi në takim me këta zyrtarë perëndimorë kishte thënë se nuk pranon kritere të reja për liberalizimin e vizave, ndër të cilat kishte përmendur sidomos jo-heqjen e taksës dhe jo formimin e asociacionit të komunave serbe, presidenti në këtë konferencë përmendi vetëm jo heqjen e taksës dhe nuk e potencoi fare, mos formimin e AKS-ës, raporton KTV.

Përkundrazi, ai tha se duhet të respektohen të gjitha marrëveshjet Kosovë-Serbi të nënshkruara në Bruksel në vitin 2013.

Ai ka thënë se takimi me delegacionin francezo-gjerman ka ardhur në kuadër të përgatitjeve të Samitit të Parisit.

“Në kuadër të përgatitjeve të Samitit të Parisit, ishte një angazhim inkurajues i presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarës Angela Merkel, që të kemi përgatitje më të mira për Samitin e Parisit, që të jetë një samit për mundësi të arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi. Theksuam qartë se tarifa do të mbetet në fuqi dh se duhet të respektohen marrëveshjet e 2013-ës të arritura mes dy vendeve”, tha ai.

Ai tha se, dialogu duhet të ndodhë i pakushtëzuar, dhe se, Samiti i Parisit do të ndodhë pavarësisht dëshirës së presidentit serb.

Edhe Thaçi ofron 50 mijë euro dorëzani për lirim me kusht Arbëri 2 j. më parë Thaçi ofron 50 mijë euro dorëzani për lirim me kusht

“Samiti i Parisit do të ndodhë pavarësisht disponimit të Vuçiqit. Tarifa do të qëndrojë dhe askush nga BE nuk duhet të lejojë që Beogradi të vendos kushte. Jemi vende fqinje, edhe nëse flasim për mot, mirë është të takohemi. Është biseduar edhe për çështjen e vizave ku kam potencuar se nuk pranojmë kritere të reja për liberalizim sepse Kosova ka plotësuar kriteret dhe është duke ndodhur një diskriminim”, tha ai.

Lexo edhe: Thaçi nuk pranon “shpërblimin” e liberalizimit të vizave me heqje të taksës e formim të asociacionit