Të zhgënjyer kishin dalë nga samiti i Berlinit zyrtarët e lartë kosovarë në prillin e këtij viti, të papërfillur në çështjen e liberalizimit e pa rezultat në raportet Kosovë -Serbi.
Fillimi i korrikut do të jetë një tjetër rast për të dyja shtetet, e për këtë në Prishtinë erdhën të dërguarit e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe të presidentin francez, Emanuel Macron, raporton KTV.
Ata, gjatë ditës, kanë zhvilluar takime me krerët e lartë të shtetit për t’u koordinuar para samitit të Parisit.
Vetë zyrtarët evropianë nuk folën në asnjë rast para medieve por liderët shtetërorë po.
Presidenti Hashim Thaçi tha se në takim u ka thënë zyrtarëve të të dyja shteteve të fuqishme evropiane se tarifa ndaj Serbisë do të mbetet, derisa i ka kërkuar Evropës që të mos e lejojë Beogradin të vejë kushte para samitit.
Edhe
Thaçi takon delegacionin franko-gjerman
Presidenti tha se në takim gjermanët e francezët nuk patën kërkesa të veçanta, derisa ka përsëritur se Kosova nuk do të pranojë më kushte kur bëhet fjalë për liberalizimin.
Pas presidentit, delegacioni nga Franca e Gjermania e ka takuar kryeministrin Ramush Haradinaj.
Kryeministri po pret që nga samiti i Parisit të ketë hapa konkretë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila është
ligjërisht obliguese dhe presupozon njohje në territorin e saj kushtetues.
Por, ky nuk ishte takimi i vetëm që Haradinaj e pati me delegacionin nga Gjermania e Franca.
Ai u takua sërish në Kuvendin e Kosovës, aty ku ishin edhe kryeparlamentari Kadri Veseli si dhe dy bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror për dialog, Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj.
Pas takimit, kreu i Kuvendit tha se nuk kanë pasur kërkesa specifike.
Edhe Merkeli dhe Macroni kanë punë më urgjente sesa raportet Kosovë-SerbiAi tha se qëndrimi i palës kosovare ka qenë unik në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial.
Delegacioni i këshilltarëve nga Gjermania e Franca është takuar edhe me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, por jo edhe me zyrtarë të partisë tjetër opozitare, Vetëvendosje.