Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitës në Bullgari, ka udhëtuar sot për në Francë, ku do të jetë folës në Konferencën e Parë të Parisit, e cila po zhvillohet në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.
Në Konferencën e Parë të Parisit, Thaçi bashkë me pjesëmarrës të tjerë do të flasin për të ardhmen e Bashkimit Evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti Thaçi do të flasë për zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës nëpërmjet perspektivës evropiane, si dhe për tema të tjera me interes për shtetin tonë.
Ai do të rikonfirmojë edhe njëherë gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të përmbushur të gjitha reformat që përshpejtojnë anëtarësimin në strukturat euroatlantike.
Në Paris ai pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të shteteve të ndryshme, pjesëmarrëse në këtë konferencë.