Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sonte ka marrë pjesë në darkën që Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji ka shtruar për arqipeshkvin Monsinjor Vinzenzo Paglia, transmeton Koha.net.
Për këtë Thaçi ka shkruar në Facebook:
“Në rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës, në darkën që Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji ka shtruar për arqipeshkvin Monsinjor Vinzenzo Paglia, Kryetar i Akademisë Papnore për Jetën, Kancelar i Madh i Institutit Papnor “Gjon Pali II” për studimet mbi martesën e familjen, ipeshkv i dioqezës së Terni-Narni-Amelias në Itali dhe bashkëthemelues i Komunitetit të mirënjohur të Sant’Egidio-s.
Diskutuam sërish për harmoninë ndërfetare si pasuri të paçmuar shumëvjeçare të Kosovës.
Kosova është vend i bashkëjetesës, harmonisë dhe dialogut ne mes feve. Ky është themeli i shtetit tonë dhe shembulli që po i japim Evropës dhe botës”.
{gallery}
-
Presidenti Thaçi falënderon monsinjor Paglian për kontributin gjatë të ‘90-ave
-
Ipeshkvia e Kosovës bën pritjen solemne të Krishtlindjeve, liderët institucionalë bëjnë thirrje për paqe
-
Thaçi e Pacolli nisen për në SHBA, marrin pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”
-
Haradinaj vlerëson kontributin e komunitetit katolik
-
Thaçi dhe Dodë Gjergji nga Ipeshkvia bëjnë thirrje për paqe