Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington.
Gjatë qëndrimit atje, Thaçi, përveç pjesëmarrjes në ceremoninë e “Lutjeve të Mëngjesit”, do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues amerikanë dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse.
Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili po ashtu është nisur në këtë ngjarje.
Pacolli pritet të zhvillojë disa takime me rendësi për fuqizimin e partneritetit në mes Kosovës dhe SHBA-ve.
“Rrugës për Washnigton DC, për Lutjet e Mëngjesit dhe takime me rëndësi për fuqizimin e partneritetit të Kosovës me aleatët”, shkruan Pacolli në Facebook.
Kujtojmë se vizën për në SHBA, pas shumë peripecive, e siguroi edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, dhe, sipas zëdhënëses së Qeverisë, Donjeta Gashi, ai pritet të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.