Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të jetë pjesë e lutjeve tradicionale të mëngjesit në Washington, kanë thënë në Zyrën e Presidentit.
Thaçi, sipas tyre, ka pranuar ftesën disa javë më parë për këtë ngjarje, e cila organizohet nga dy partitë në Kongresin Amerikan, raporton KP.
Në presidencë kanë thënë se ditëve të ardhshme do të shpalosin agjendën e plotë të presidentit Thaçi në Amerikë.
Ndryshe, ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit drejtohet nga presidenti i SHBA-së Trump dhe shërben si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës, si: senatorë, kongresistë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane, zyrtarë të lartë të administratës dhe personalitete të ndryshme të botës nga fusha e artit, kulturës dhe shkencës.
-
Presidenti Thaçi udhëton në SHBA
-
Thaçi e Pacolli nisen për në SHBA, marrin pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”
-
Thaçi nuk e di a do të shkojë në SHBA apo jo, Presidenca thotë se e ka marrë ftesën
-
Presidenti Thaçi niset për në SHBA, pritet të ketë takime me administratën amerikane
-
Haradinaj ftohet për “Lutjet e Mëngjesit” në SHBA