Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Ndërhyrja e NATO-s kishte mbetur alternativë e vetme

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka kujtuar sulmet ajrore të NATO-s mbi Jugosllavinë e Sllobodan Milloseviqit.

“Sot u bënë 19 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake e policore serbe. Pasi përpjekjet diplomatike ndërkombëtare nuk e ndalën agresionin e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, ndërhyrja e NATO-s kishte mbetur alternativë e vetme për t’i dhënë fund vuajtjeve të popullit tonë”, ka thënë Thaçi.

“U jemi përjetësisht mirënjohës SHBA-së, shteteve të BE-së dhe Aleancës së NATO-s, që me intervenimin e tyre hapën kapitullin e çlirimit të Kosovës. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e paqes, sigurisë dhe për një të ardhme në fqinjësi të mirë në tërë rajonin”, ka shtuar më tej.

Artikuj të ngjashëm