Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi merr urime nga burra shtetesh për festat e fundvitit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar urime nga burra shtetesh për festat e fundvitit.

“Afrimi i vitit të ri më jep mundësinë që të shpreh urimet më të sinqerta për paqe, prosperitet dhe lumturi për ju dhe vendin tuaj”, thuhet në urimin e presidentit të Italisë, Sergio Mattarella.

Urime për festat e fundvitit presidenti Thaçi ka pranuar edhe nga kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, si dhe nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Një urim për këtë fundvit, po ashtu, Thaçi ka marrë edhe nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

Ditë më parë, popullin e Kosovës e kanë uruar për festat e fundvitit edhe presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, si dhe presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda.

Artikuj të ngjashëm