Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi me një ditë vonesë uron Norën e Distrian për të artat në Antalya

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka uruar publikisht një ditë pas, xhudistet kosovare Nora Gjakova e Distria Krasniqi, për suksesin e jashtëzakonshëm në Antalya Grand Prix.

Të dyja morën të artën në kategoritë e tyre përkatëse.

“Xhudistet e Kosovës të pandalshme edhe në Antalya Grand Prix. I përgëzoj Distria Krasniqin, Nora Gjakovën, xhudistet e tjera dhe trajnerët për medaljet e arta. Falë këtyre sukseseve, xhudoja jonë po shndërrohet në simbol të suksesit ndërkombëtar”, ka thënë Thaçi.

Image