Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kuka pas suksesit të xhudisteve në Antalya thotë se Kosova po bëhet

Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka përmes një postimi në Facebook ka treguar se është shumë krenar me suksesin që xhudistet e tij kanë arritur sot në Antalya Grand Prix.

Ai thotë se Kosova po bëhet, e kombi shqiptar ka vlera, transmeton Koha.net.

Nora Gjakova e Distria Krasniqi arritën të marrin medaljen e artë, kurse befasia e këtij turneu ishte Fjolla Kelmendi e cila ka rrëmbyer medaljen e argjendtë.

“Nora Gjakova gjatë ditës fitoi luftërat por nuk ishte në elementin e saj më të mirë por në finale shkëlqeu kundër koreanes Jandi Kim dhe fitoi të artën në 57 kg. Distria Krasniqi fillim e mbarim dominoi garën në 52 kg, shkëlqeu në çdo luftë dhe paralajmëroj medalje në Evropian këtë muaj. Befasia e këndshme Fjolla Kelmendi në 48 kg në finale u mposht në sekonda të fundit por ajo nuk po dorëzohet dhe po imponohet që ka ende për të treguar në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Kuka.

Ai ka bërë të ditur se, “nesër garon Akili e pasnesër Loriana, Leutrimja mbeti sot pa medalje por pas shumë lëndimeve edhe ajo po rikthehet”.

“Grand Prix Antalya me ekip gjendet Presidenti i federatës, ekipi ishte dakord që këtë fundjavë t’i përcjell nga shtëpia garat afër familjes që shumë kohë kalon pa mua gjatë përgatitjeve e garave të shumta. Krenar me ju, Kosova po bëhet miq, kombi ynë shqiptar ka vlera kjo s’do koment”, ka shkruar Kuka.