Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi kujton heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj

Presidenti Hashim Thaçi i ka kujtuar në 19 vjetorin e rënies heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj.

Thaçi ka thënë se kujtimi për ta do të jetë i përhershëm.

“U bënë 19 vjet nga rënia heroike e Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilajt. Vitet shkojnë, por kujtimi për heronjtë do të jetë i përhershëm. Ideali i gjeneralit Rasim Kiçina dhe i qindra e mijëra heronjve, dëshmorëve e martirëve tanë, do të mbetet përherë udhërrëfyes për ne në forcimin e shtetit tonë”, ka shkruar Presidenti Thaçi, përcjell KosovaPress.

Në nder të dy heronjve sot është organizuar akademi përkujtimore nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm