Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi kujton heroin Arben Haliti

UCK

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar heroin Arben Haliti, në 20 vjetorin e tij të rënies.

Thaçi ka thënë se Brigada 112 në zonën operative të Drenicës, gjatë tërë luftës me krenari ka mbajtur emrin e tij.

“Sot u bënë 20 vjet nga rënia e heroit Arben Haliti, i cili ishte pjesë e njësiteve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Arbeni qëndroi heroikisht dhe ishte i patrembur në çdo betejë. Gjithmonë ishte në mbështetje të bashkëluftëtarëve, të cilët për t’i shpëtuar nga prita e policisë serbe ku kishin rënë, sakrifikoi edhe jetën e tij. Brigada 112 në Zonën Operative të Drenicës, gjatë tërë luftës, me krenari e mbajti emrin e tij”, ka shkruar Thaçi në Facebookun e tij.

Artikuj të ngjashëm