Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi kërkon votën pro demarkacionit – PDK deklarohet për, LDK ende s’e di

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur vendimin e qeverisë që të procedojë në Kuvend marrëveshjen aktuale të demarkacionit.

Në Facebook, Thaçi ka shkruar se me vendimin e sotëm merr fund saga e, siç thotë ai, ‘debateve shterpe akademike, të cilat duke mos sjellë asnjë argument të ri, për tre vjet me radhë, kanë prolonguar izolimin e qytetarëve të vendit, duke shkaktuar konfuzion dhe frikë se kinse Kosova rrezikon të humbë territor’, raporton KTV.

Ai u ka kërkuar deputetëve votim të marrëveshjes.

Kurse, kryetari i PDK-së dhe i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se marrëveshja duhet të kalojë dhe vota e partisë së tij është “pro”.

Të besueshëm e ka vlerësuar raportin kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se është vërtetuar se versioni aktual i marrëveshjes dëmton tërësinë territoriale të Kosovës.

Megjithëkëtë, versioni aktual i marrëveshjes është proceduar në Kuvend.

Edhe Thaçi i gëzohet vendimit për demarkacionin, fton deputetët ta votojnë Arbëri Thaçi i gëzohet vendimit për demarkacionin, fton deputetët ta votojnë

Ndërkohë, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas procedimit të Demarkacionit në Kuvend nga ana e Qeverisë ka thënë se ajo që ka ndodhur në ekzekutiv është diçka jo e rëndomtë.

Mustafa ka thënë se ende nuk është e qartë se çka ka dërguar në Kuvend kryeministri, marrëveshjen e vitit 2015, apo diçka tjetër.