Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në krye të delegacionit të Kosovës, në margjina të seancës së radhës të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, u takua mbrëmë edhe me Sir Louis Straker, Zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i shtetit ishullor Saint Vincent dhe Grenadines, vend ky anëtar i organizatës së shteteve të Karaibeve (CARICOM) dhe i cili nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Presidenti Thaçi tha se Kosova ka konsoliduar statusin e saj ndërkombëtar dhe se gradualisht po bëhet një anëtare plotësisht e integruar në bashkësinë ndërkombëtare.
“Shteti ynë është njohur nga 114 shtete sovrane dhe është anëtar në më shumë se 60 organizata. Nga CARICOM tashmë 10 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me ne. Prandaj, Kosova është e interesuar të vendos marrëdhënie diplomatike me Saint Vincent dhe Grenadines për të formalizuar një miqësi mes shteteve tona”, ka thënë Thaçi gjatë takimit me Straker.
-
Vuçiq vazhdon ta vuajë që Mali i Zi e ka pranuar pavarësinë e Kosovës
-
Kongresisti Self kërkon nga katër vendet e NATO-s ta njohin Kosovën
-
Grenelli u gëzohet zgjedhjeve të reja: Zoti po na përgatit për rikthimin e Thaçit
-
Shtatë shtete mosnjohëse nën “llupën” e Kosovës në Bordin e Paqes
-
Macroni uron 18-vjetorin e Pavarësisë: Normalizimi i raporteve me Serbinë, çështje e sigurisë evropiane