Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndajë së paku 100 mijë dollarë në ndihmë të prekurve nga uragani Harvey në Houston të SHBA-së.
Thaçi thotë se ne, si shtet i ri, ende kemi probleme me varfërinë, “por jemi popull solidar dhe që nuk harron kurrë ndihmën e popullit amerikan për Kosovën, kur ne ishim pllakosur nga vuajtjet e luftës në fund të shekullit të kaluar”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Prandaj, i bëj thirrje dhe kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës që sa më shpejt të marrë vendim për ndarjen e së paku 100.000 US$ në ndihmë të familjeve amerikane të prekura nga kjo katastrofë”, ka shkruar Thaçi, ndërsa ka shtuar se kjo shumë është simbolike.
“Ne ndihmojmë me aq sa kemi, ashtu siç na e ka mësuar tradita e jonë shekullore”, ka përfunduar ai.