Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, ka dalë kundër propozimit të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të publikuar në Facebook, për të ndarë 100 mijë dollarë ndihmë për të prekurit nga uragani Harvey në Houston të SHBA-së.
Mustafa, po ashtu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kërkesa e Thaçit ndaj Qeverisë nuk duhet bërë në Facebook e as të dielën, por përmes akteve zyrtare dhe duke respektuar legjimitetin e Qeverisë, raporton Koha.net.
“Si Kryeministër e kam konsideruar të dhembshme dhe serioze fatin e viktimave dhe mbi një milion njerëzve të zhvendosur nga përmbytjet në Houston. Prandaj edhe ndihmën që mund ta japë Kosova. Për këto çështje presidentët nuk komunikojnë me qeverinë me Facebook të dielën, por me akte zyrtare dhe duke respektuar legjimitetin e saj”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
-
Kosova ndan mjete financiare për familjet e prekura nga uragani Harvey
-
Komunikimi “jonormal” ndërmjet udhëheqësve të shtetit
-
Pas kërkesës së Mustafës, Thaçi zyrtarisht i kërkon Qeverisë mbështetje për Houstonin
-
Thaçi kërkon nga Qeveria të ndajë 100 mijë dollarë për të prekurit nga uragani Harvey në SHBA
-
Mustafa: Para takimit me Vuçiqin të takohemi edhe njëherë mes veti