Kabineti qeveritar ka miratuar propozimin e kryeministrit Ramush Haradinaj që të ndajë mjete financiare për viktimat e Uraganit Harvey në SHBA.
Ky propozim është bërë me kërkesë të presidentit Hashim Thaçi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bashkë me qytetarët e Republikës së Kosovës, me shqetësim dhe dhimbje, kam përcjell zhvillimet në Hjuston pas reshjeve dhe përmbytjeve masive të shkaktuara nga uragani Harvey, të papara ndonjëherë.
Ne, si shtet i ri, ende kemi probleme me varfërinë, por jemi popull solidar dhe që nuk harron kurrë ndihmën e popullit amerikan për Kosovën, kur ne ishim pllakosur nga vuajtjet e luftës në fund të shekullit të kaluar.
Prandaj, i bëj thirrje dhe kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës që sa më shpejt të marrë vendim për ndarjen e së paku 100.000 US$ në ndihmë të familjeve amerikane të prekura nga kjo katastrofë.
Jam i vetdijshëm që kjo shumë është simbolike! Ne ndihmojmë me aq sa kemi, ashtu siç na e ka mësuar tradita e jonë shekullore”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Në ndërkohë ish-kryeministri Isa Mustafa, pati reaguar përmes një postimi në Facebook, drejtuar presidentit Thaçi, ku i pati thënë se çështjet e tilla të presidentëve nuk bëhen përmes Facebookut.
“Si Kryeministër e kam konsideruar të dhembshme dhe serioze fatin e viktimave dhe mbi një milion njerëzve të zhvendosur nga përmbytjet në Houston. Prandaj edhe ndihmën që mund ta japë Kosova. Për këto çështje presidentët nuk komunikojnë me qeverinë me facebook të dielen, por me akte zyrtare dhe duke respektuar legjimitetin e saj”.
Pas kësaj qeveria Mustafa nuk ishte mbledhur më në takim.
Mbledhja e sotme e Qeverisë ka filluar me një minutë heshtje për viktimat e uraganit Harvey në SHBA.