Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar për vendimin e presidentit të Maqedonisë, Gjorke Ivanov që të mos i jap mandatin Zoran Zajevit për bashkëqeverisje me shqiptarët.
Thaçi në një postim në Facebook ka shkruar se Ivanovi ka abuzuar me Kushtetutën e Maqedonisë për vendimin e tij.
“Zhvillimet politike në Maqedoni janë shumë shqetësuese. Presidenti Ivanov abuzoi me Kushtetutën dhe ligjet në qasjen e tij armiqësore e antishqiptare, që përbëjnë një të tretën e qytetarëve të këtij shteti”, ka shkruar Thaçi, i cili thotë se Ivanov me vendim ka varrosur demokracinë në shtetin maqedonas.
“Me vendimin e tij, presidenti Ivanov varrosi demokracinë, duke mos njohur vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe ligjet, si dhe varrosi Marrëveshjen e Ohrit. Shqiptarët në Maqedoni janë popull shtetformues dhe Maqedonia duhet të jetë shtet i të gjithë qytetarëve të saj”, ka shtuar presidenti i Kosovës.
Thaçi ka bërë thirrje që shqiptarët të kenë të drejta të barabarta në Maqedoni dhe që ta marrin në dorë fatin e këtyre të drejtave.
“Pa të drejta të barabarta të shqiptarëve në Maqedoni, humb kuptimi i funksionimit të shtetit të Maqedonisë. Në fund, shqiptarët duhet të marrin fatin e të drejtave të tyre në duart e veta”, ka shkruar Thaçi.
-
Përmbledhje e KTV-së për zhvillimet në Maqedoni
-
Sipas Ivanovit, deputetët në Maqedoni vepruan në kundërshtim me vullnetin e popullit
-
Ivanov: Populli e hodhi poshtë Marrëveshjen me Greqinë
-
Ivanov: Maqedonisë i është kërkuar të bëjë “vetëvrasje historike”
-
Presidenti i Maqedonisë nuk voton në referendumin për emrin e ri