Kryetari i zgjedhur i Obiliqit dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka thënë se zgjidhja e vetme aktuale janë zgjedhjet.
Kjo pasi sipas tij, deputetët shqiptarë problemin me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe jo me Listën Serbe.
“Përderisa në këtë Kuvend ka deputetë shqiptarë që thonë se nuk e kanë problem me Listën Serbe por e kanë problem me kryeministrin Albin Kurti, unë mendoj që e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Me këtë mentalitet të opozitës, është për keqardhje. Unë ju them me përgjegjësi të plotë si kryetar i Komunës së Obiliqit, shihemi në zgjedhje. Qytetarët do t’ua tregojnë vendin këtyre që po e bllokojnë vendin”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se të gjitha subjektet politike e kanë problemin me Qeverinë e Kosovës dhe jo me ata që i kanë sulmuar mediat në veri të vendit.