Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi i kërkon Quintit unitet për Kosovën

Presidenti Hashim Thaçi ua ka shprehur të mërkurën “habinë” ambasadorëve dhe shefave të zyrave dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë, për organizimin e samitit të Berlinit pa u koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atyre u ka thënë se edhe uniteti i brendshëm politik në Kosovë sigurohet kur shtetet e Quintit do të flasin me një zë rreth zgjidhjes finale, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fund të marsit, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ftuar në një samit, i ndarë në dy pjesë: në të parën është diskutuar për procesin e integrimit evropian, kurse në të dytën ekskluzivisht për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kosova është përfaqësuar pa një zë unik, ngaqë presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj që ishin në samit mbajnë qëndrime të ndryshme për zgjidhjen. Kreu i shtetit ka pranuar që pjesë e diskutimeve të bëhen edhe kufijtë, gjë që kategorikisht është refuzuar nga kryeministri.

Ndërkaq, disa zyrtarë perëndimorë më herët kanë shprehur qëndrimin për të pranuar çfarëdo zgjidhjeje të dakorduar mes palëve, qoftë edhe të tillë që i prek kufijtë, por Gjermania ka qenë konsistente në qëndrimin kundër. (Më gjerësisht në numrin e sotëm të Kohës Ditore)