Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga kryeministri rus Dmitry Medvedev, që të vendoset një komunikim fillestar mes dy vendeve.
Thaçi thotë se këtë ia kërkoi gjatë një takimi të shkurtër në kuadër të ceremonisë së inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Në një njoftim në Facebook, Thaçi ka thënë se e ka informuar Medvedevin për zhvillimet në Kosovë dhe rajon. Thaçi thotë se janë pajtuar që marrëveshja eventuale Kosovë – Serbi do të sjellë paqe në Ballkanin Perëndimor.
“Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona. Ne po ashtu biseduam edhe për fazën e fundit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u pajtuam se marrëveshja eventuale do të sjell paqe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Thaçi.
-
Thaçi: Rusia duhet të njoftohet nga afër për bisedimet Kosovë-Serbi
-
Thaçi diskuton me Lajçakun për dialogun: Njohja reciproke sjell paqe në rajon
-
Erdogan bisedoi me Thaçin dhe Vuçiqin, pajtohen që të vazhdojnë bashkëpunimin
-
Thaçi: Delegacioni i Kosovës në Washington të bëjë hapa të guximshëm drejt paqes me Serbinë
-
Thaçi pret marrëveshje “në një të ardhme të afërt”