Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi i drejtohet Kushtetueses për vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për kufizimin e qytetarëve, siç tha ai, “vendim antikushtetues”, duke respektuar kompetencat kushtetuese e ligjore, ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Vendimi i mbrëmshëm i qeverisë ka provokuar rrethanë të re të paqartësisë dhe frikës”, tha Thaçi.

Vendimin e ka marrë dje Qeveria e Kosovës dhe hyn në fuqi sot.

Thaçi në një konferencë për media, tha se situata është emergjente në vend.

“Mbi Kushtetutën e Kosovës nuk qëndron askush”, tha Thaçi, raporton KOHA.

Edhe Kushtetuesja ndërpret procesin ndaj Thaçit për deklaratën “për moszbatim të masave të Qeverisë Kurti” Arbëri Kushtetuesja ndërpret procesin ndaj Thaçit për deklaratën “për moszbatim të masave të Qeverisë Kurti”

Thaçi madje dha edhe një mesazh për qytetarët.

“Dëgjoni me kujdes rekomandimet e IKSHPK-së. Këto rekomandime janë përtej çdo agjende politike, janë rekomandime për jetët tona. Mënyra më e mirë për ta luftuar COVID-19, është rrini në shtëpi”, tha Thaçi.