Dorëheqja nga posti i presidentit ka qenë arsyeja që Gjykata Kushtetuese të ndërpresë procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi për deklaratën e tij se qytetarët “s’janë të obliguar të respektonin vendimin e Qeverisë Kurti” për kufizim të lëvizjes në fillim të pandemisë së koronavirusit, në muajin mars.
Në një njoftim të Kushtetueses, theksohet se pasi që Thaçi ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit dhe se nga deputetët e Kuvendit ishte kërkuar kushtetutshmëria e veprimit të Presidentit, “Gjykata më nuk ka rast para vetes”.
Thaçi dha dorëheqje një muaj më parë pas ftesës për gjykim nga Gjykata Speciale në Hagë.
Artikuj të ngjashëm
-
VV-ja i drejtohet Kushtetueses për komentet e Thaçit për “rrezistencë ndaj masave të Qeverisë”
-
Kufizimi i lëvizjes sipas Kushtetueses mund të bëhet pa gjendje të jashtëzakonshme - nëpërmjet Kuvendit
-
Kushtetuesja pranon dy kërkesa nga presidenti, për njërën pret komente deri sonte në orën 22:00
-
Thaçi i drejtohet Kushtetueses për vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve
-
Thaçi: Kurti shkeli Kushtetutën – qytetarët s’janë të obliguar të respektojnë këtë vendim