Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi, homazhe “për ata që dhanë gjithçka për liri”

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot bëri homazhe tek shtatorja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Zahir Pajaziti dhe te varri i ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, transmeton Koha.net.

Homazhet janë bërë me rastin e 28 Nëntorit, ditës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për këto homazhe ai ka njoftuar në profilin e vet të Facebookut:

“Për 28 Nëntor, në nderim tradicional shtetëror të përpjekjeve për liri dhe pavarësi te shtatorja e komandantit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti, si dhe te memoriali “Ibrahim Rugova”.

Në këto momente të rëndësishme të kremtimit të festave të nëntorit, kujtojmë dhe nderojmë sakrificën e bërë nëpër vite për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Image