(E përditësuar) Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe edhe te varri i ish-presidenti Ibrahim Rugova, duke nderuar veprën e tij për pavarësinë e Kosovës.
Në Prishtinë, Haradinaj i nisi homazhet te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti dhe varrezat e dëshmorëve në Velani, kurse, pastaj te varri i ish presidentit Rugova.
“Në 10 vjetorin e pavarësisë nderojmë para sakrificës, para punës së madhe, flijimeve të atdhetarëve, në këtë rast nderojmë presidentin historik Ibrahim Rugova dhe nderojmë veprën e tij për pavarsinë e Kosovës”, tha ai.
Haradinaj e nisi ditën me homazhe në Prekaz, ku vendosi kurora lulesh në kompleksin përkujtimor “Adem Jashari”.
Edhe
Nderohen dëshmorët e Komunës së Prishtinës, krerët institucionalë bëjnë homazhe te varrezat

Haradinaj bëri homazhe të shtatorja e Zahir Pajazitit
(E përditësuar) [11:00] Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bëri homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në Prishtinë.
Ai më pas ë vazhdoi homazhet te Varrezat e Dëshmorëve në Velani, si dhe te ish-presidenti Ibrahim Rugova.
Haradinaj homazhet i nisi në Prekaz, në kompleksin përkujtimor “Adem Jashari”.
Haradinaj bën homazhe në Prekaz
Edhe
Krerët shtetërorë bëjnë homazhe në Prekaz

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ditën e ka filluar me homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz ku bashkë me anëtarët e kabinetit të tij qeveritar kanë vendosur kurora lulesh në varret e Jasharajve.
Haradinaj ka kujtuar heroizmin e familjes Jashari, duke e cilësuar Prekazin si vend i sakrificës.
“Jemi këtu në vendin e sakrificës, vendin e kthesës në Prekaz, në varrezat e familjes Jashari, përulemi me respekt”, tha Haradinaj.
I pyetur për gjendjen jo të mirë të Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, për të cilin janë investuar miliona euro, Haradinaj pohoi se është nder për institucionet e vendit që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për rregullimin e këtij kompleksi.
“Është nder që ky vend të nderohet nga institucionet e vendit dhe çdo veprim i nevojshëm i paraparë do të ndërmerret në kohën e duhur. D.m.th. s’ka asnjë pengesë që mos ta nderojmë veten dhe këtë vend të nderuam dhe të shenjtë”, tha Haradinaj.
Edhe
Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe në Prekaz, vlerësojnë lart sakrificën e Jasharëve
Për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë Haradinaj do të bëjë homazhe edhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit në kryeqytet, te varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Velani si dhe te varri i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.
{gallery}