Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi falënderon Trumpin: Roli i tij për paqe dhe stabilitet i patjetërsueshëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar presidentin amerikan Donald Trump për lidershipin dhe rolin e tij në nënshkrimin e letrës së qëllimit për nisjen e linjës së fluturimeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Në postimin e tij në Twitter, Thaçi tha se roli i Trumpit në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon është i patjetërsueshëm, derisa e falënderoi për rolin e tij në këtë marrëveshje, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

LEXO EDHE: Trump: Linja Kosovë – Serbi, një tjetër fitore

Presidenti amerikan Trump përmes një postimi në Twitter e quajti marrëveshjen e djeshme fitore të radhës diplomatike, kur askush nuk mendoi që mund të arrihej.

Trump ka falënderuar këshilltarin e tij për siguri kombëtare, Robert O’Brien si dhe ambasadorin amerikan në Berlin, Richard Grenell.