Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim Shefin e Zyrës së Fondacionit “Konrad-Adenauer” për Kosovë dhe Maqedoni, Johannes Rey, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij në Kosovë dhe në rajon, veçanërisht përmes programeve të edukimit qytetar, duke përfshirë edhe bursat për studime dhe aktivitetet kulturore.
“Kosova ka shënuar progres në vitet e fundit. Konsolidimi i mëtutjeshëm i institucioneve shtetërore e politike është qenësor për zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit”, ka thënë presidenti gjatë takimit.
Nga ana tjetër, Johannes Rey është shprehur se ky fondacion i jep mbështetje bashkëpunimit me partitë politike në rajon dhe zhvillimit të kapaciteteve të tyre.
Presidenti Thaçi theksoi se edukimi politik i brezave të rinj të politikanëve është i rëndësishëm për Kosovën.
-
Ministri Veliu priti në takim lamtumirës përfaqësuesin e Fondacionit “Konrad Adenauer Stiftung”
-
Presidenti Thaçi priti senatoren franceze Conway-Mouret, shfaq shpresën për përkrahje konkrete nga BE-ja
-
Thaçi e konsideron Gjermaninë partner strategjik të pazëvendësueshëm për Kosovën
-
Thaçi në Japoni: Synojmë kapitull të ri për Ballkanin
-
Përfaqësuesja e UNDP-së në Kosovë thotë se do të vazhdojë përkrahja për ta zhvilluar vendin