Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka publikuar një fotografi me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Paris.
Ai ka thënë ta ketë falënderuar atë për mbështetjen e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje të paqes dhe ligjërisht obliguese mes Kosovës e Serbisë.
“Faleminderit shumë kancelarja Merkel për diskutimin e mirë në Paris në kuadër të përvjetorit të 100 të përfundimit të Luftës së Parë Botërore - si dhe për mbështetjen e përpjekjeve tona për të arritur një marrëveshje të paqes dhe ligjërisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që siguron integrimin e plotë të Kosovës në OKB, NATO dhe BE”, ka shkruar Thaçi në Twitter, raporton Koha.net.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiq thotë se ka marrë përkrahje dhe mirëkuptim nga Merkeli
-
Thaçi nuk pranon “shpërblimin” e liberalizimit të vizave me heqje të taksës e formim të asociacionit
-
Thaçi jo i kënaqur me Samitin e Berlinit, mëton më shumë unitet të perëndimorëve
-
Delegacioni i Kosovës mbërrin në Berlin
-
Thaçi: Në Berlin synohet zgjidhja Kosovë-Serbi duke marrë shembull Maqedoninë dhe Greqinë