Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi e Pacolli takojnë princin e Monacos

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, njofton se ka pasur takim me Princin Albert II në Pallatin Principal, në Monaco.

Në takim ai ka qenë i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E falënderova Princin e Monakos për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën. Kosova e ka gëzuar gjithnjë përkrahjen e Monakos, sidomos për anëtarësime në organizata ndërkombëtare dhe në forume sportive”, ka thënë ai.

“Forumi Ndërkombëtar ‘Paqja dhe Sporti’ na bëri sivjet bashkë edhe në Principatën e Monakos, ku mbrëmë fola për sukseset e vajzave dhe djemve të talentuar të Kosovës në sporte të ndryshme, duke lartësuar flamurin tonë në çdo cep të botës”, ka thënë ai.