Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në pallatin “Elize” të Parisit. Takimi mes tyre ka nisur në orën 11:30.
Këtë e ka konfirmuar për “Kohën” këshilltari për media i kryeministrit, Xhavit Beqiri.
Në lidhje me temat e diskutuara ku vend qendror zë dialogu Kosovë-Serbi, Beqiri ka thënë se do ta lëshojnë një komunikatë për media.
Hoti të marten ka publikuar pamje në Facebook, të pritjes së tij nga i pari i Francës.
Takimi Hoti-Macron ishte paralajmëruar të hënën nga kryeministria.
“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e tij Avdullah Hoti do të udhëtojë sot për në Paris, ku nesër, më 7 korrik 2020, do të takohet me Presidentin e Republikës së Francës, Shkëlqesinë e tij Emmanuel Macron. Pritja zyrtare që bëhet enkas për kryeministrin e Republikës së Kosovës në Pallatin Elize (Palais de l’Elysée) në Paris, Pallati presidencial i Francës, tregon kujdesin dhe përkushtimin e Presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike”, shkruante në njoftimin e kryeministrisë.
E nga BE-ja ishte bërë e ditur se të premten në Paris do të zhvillohet një “samit virtual” mes Kosovës dhe Serbisë.
Edhe
Hoti publikon pamje të pritjes nga Macroni
Dy ditë më vonë, të dielen, në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që, sipas BE-së, do të shënojë edhe rifillimin e dialogut për normalizimin gjithpërfshirës të raporteve.