Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj shtyrjes së vendimit për lirimin apo ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi.
Gjykata e Apelit në Colmar të Francës shtyu për 6 prill vendimin për lirimin apo ekstradimin e Haradinajt në Serbi, ndërsa Thaçi ka thënë se drejtësia ndërkombëtare po vazhdon të ndikohet nga politika serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shtyrja e vendimit për lirimin e Ramushit është padrejtësi në shumë rrafshe. E para, është padrejtësi të mbahet larg familjes dhe vendit të tij kaq gjatë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“E dyta, na dhemb të shohim se drejtësia ndërkombëtare vazhdon të ndikohet nga politika serbe. Organet e drejtësisë në Serbi janë ende në shërbim të politikës. Serbia kështu po manipulon me drejtësinë ndërkombëtare. Drejtësia ndërkombëtare ka folur dy herë për Ramushin. Ai e ka vendin në Kosovë dhe tek familja e tij”, ka shkruar ai.