Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi dënon sulmin ndaj Zogajt

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar ashpër sulmin ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Përmes një statusi në Facebook, Thaçi thotë se ky sulm është “i papranushëm, i drejtuar kundër institucioneve të Kosovës dhe përpjekjeve tona për forcimin e sundimit të ligjit”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka ftuar Policinë e Kosovës dhe institucionet e drejtësisë “që të ndriçojnë sa më parë këtë rast dhe të gjejnë autorët e këtij krimi”.

“Drejtorit Zogaj i uroj shërim sa më të shpejtë”, ka përfunduar presidenti Thaçi.