Sulmin e sotëm ndaj drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogajt e ka dënuar edhe Qeveria e Kosovës.
Qeveria thotë se ky është sulm ndaj institucioneve të Kosovës, transmeton Koha.net.
“Qeveria e Republikës së Kosovës dënon sulmin ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj. Qeveria e Kosovës konsideron se ky akt i rëndë i kryer ndaj Zogaj është sulm ndaj institucioneve të Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media.
Qeveria fton organet kompetente që të marrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të kryesve të tij.
“Duke i uruar Zogaj shërim sa më të shpejt, Qeveria e Kosovës, fton bartësit e detyrave të rëndësishme shtetërore që të vazhdojnë punën dhe përkushtimin e tyre për mbarëvajtjen e institucioneve dhe proceseve demokratike, si parakusht i luftimit të dukurive negative dhe kryerësve të tyre”, thuhet në komunikatë.