Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Demonstratat e 81-shit kulmuan me pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar për demonstratat e 11 marsit të vitit 1981, për të cilat ka thënë se janë në kalendarin e datave historike të Kosovës, si reagim i rinisë studentore për avancimin e të drejtave për shqiptarët në ish-Jugosllavi.

“Pas demonstratës së 11 marsit në Prishtinë, pasuan të tjerat edhe më të mëdha, gjithëpërfshirëse, në qendra të tjera të Kosovës, duke artikuluar fuqishëm kërkesën për Republikën e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Prej 11 marsit 1981 deri në qershor 1999, Kosova ka kaluar nëpër ngjarje historike që vërtetuan drejtësinë e kërkesës për përparimin e statusit politik dhe juridik të Kosovës. E tëra kulmoi me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shtuar ai.

“Sot, Kosova është shtet i lirë, i pavarur e demokratik, republikë parlamentare me synime të qarta dhe perspektivë të sigurt euroatlantike”.